Said İbicioğlu
16 Mars 2017•Përditësim: 17 Mars 2017
TRIPOLI (AA) - Këshilli Presidencial i Qeverisë së Unitetit Kombëtar në Libi, ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes për armëpushim në Tripoli dhe se të gjitha grupet e armatosura do të largohen nga qyteti, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Këshillit Presidencial të transmetuar nga mediat lokale theksohet se është mbajtur një takim me qëllim të dhënies fund të konfliktit në Tripoli midis forcave të Qeverisë së Unitetit Kombëtar dhe Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar.