Bota

Libi, 5 civilë të plagosur gjatë sulmit të forcave të Haftarit në Tripoli

Viktimat pësuan të hënën vonë kur një predhë goditi lagjen Abu Salim në kryeqytet, qendra e mediave të "Operacionit Vullkani i Tërbimit" të qeverisë, thuhet në një deklaratë

Ekip  | 25.02.2020 - Përdıtësım : 26.02.2020
Libi, 5 civilë të plagosur gjatë sulmit të forcave të Haftarit në Tripoli

Tripoli

Pesë civilë, duke përfshirë tre fëmijë, u plagosën në një sulm me mortaja nga forcat besnike të komandantit renegat lindor të Libisë, Khalifa Haftar në kryeqytetin Tripoli, bëri të ditur qeveria libiane, raporton Anadolu Agency (AA). 

Viktimat pësuan të hënën vonë kur një predhë goditi lagjen Abu Salim në kryeqytet, qendra e mediave të "Operacionit Vullkani i Tërbimit" të qeverisë, thuhet në një deklaratë.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar e njohur ndërkombëtarisht me qendër në Tripoli (GNA) është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i kaluar, duke shkaktuar vdekjen e mbi 1.000 personave.

Që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qendra të pushtetit: Haftari në Libinë lindore, i mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Më 12 janar, palët në konflikt njoftuan një armëpushim si përgjigje të një thirrje të përbashkët nga Turqia dhe Rusia.

Bisedimet për një armëpushim të përhershëm, të organizuar nga Rusia më 14 janar, u treguan jokonkluzive pasi Haftar u largua nga Moska pa nënshkruar një marrëveshje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın