Sena Güler
20 Mars 2020•Përditësim: 23 Mars 2020
Forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë e njohur nga OKB (GNA) sot herët gjatë përleshjeve në kryeqytet, neutralizuan 25 pjesëtarë të milicisë që janë besnik të gjeneralit renegat Khalifa Haftar, raporton Anadolu Agency (AA).
Febrayer TV me qendër në Tripoli raportoi se trupat që morën pjesë në Operacionin “Vullkani i tërbimit” dhe milicitë u përleshën në rajonin Ain Zara në jug të Tripolit.
Pjesëtarët e vrarë të milicisë thuhet se kanë qenë mercenarë të ardhur nga Sudani dhe Çadi. Fotografi të kufomave të tyre u postuan në mediat sociale
"Përsëri theksojmë se ne nuk e kemi filluar këtë luftë. Sidoqoftë, ne do të vendosim se kur dhe ku do të përfundojë kjo luftë", tha zëdhënësi ushtarak i GNA-së, Mohamed Qununu në një deklaratë për shtyp.
Duke përmendur që ata kishin pranuar armëpushim të propozuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, Qununu tha se milicitë e Haftarit shkelën atë të mërkurën.
Sulmet me raketa të mërkurën vranë tre fëmijë dhe plagosën katër të tjerë në Ain Zara.