Bota

Liban, sërish pezullohet hetimi për shpërthimin në portin e Bejrutit

Hetimi u pezullua pasi një gjyqtarit që punoi në hetim iu kërkua të lirohej nga detyrat e tij

Mahmut Geldi  | 12.10.2021 - Përdıtësım : 12.10.2021
Liban, sërish pezullohet hetimi për shpërthimin në portin e Bejrutit

Bejrut

Hetimi mbi shkaqet e shpërthimit në portin e Bejrutit, i cili ndodhi në gusht të vitit të kaluar, sërish është pezulluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hetimi u pezullua pasi një gjyqtarit që punoi në hetim iu kërkua të lirohej nga detyrat e tij.

Avokatët e ish-ministrit të Financave, Ali Hassan Khalil, si dhe ish-ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Gazi Zuaytir, kanë ngritur një padi kundër gjyqtarit hetues Tarik Bitar, duke kërkuar "largimin" e tij, njoftoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA) e Libanit.

Hetimi për shpërthimin në portin e Bejrutit u pezullua deri në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Gjyqtari Bitar dha një urdhër për paraburgimin e ish-ministrit të Financave Ali Hassan Khalil, i cili nuk mori pjesë në seancën e fundit para se të kërkonte "përjashtimin" e tij.

Ish-ministri i Financave Khalil aktualisht është anëtar i parlamentit nga radhët e lëvizjes shiite Amal.

Në gusht të vitit të kaluar, shpërtheu zjarr në një magazinë eksplozivësh në portin e Bejrutit që shkaktoi një shpërthim shumë të fuqishëm që goditi të gjithë qytetin.

Më shumë se 200 persona kanë humbur jetën në shpërthimin, më shumë se 6,000 të tjerë u lënduan, ndërsa 300,000 njerëz u zhvendosën për shkak të shpërthimit.

Shpërthimi, i cili shkaktoi shkatërrim të madh në kryeqytetin e Libanit, ndodhi në një kohë kur vendi ishte në një krizë ekonomike, në mes të luftës kundër pandemisë së koronavirusit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın