Muhammed Ali Akman
05 Dhjetor 2017•Përditësim: 05 Dhjetor 2017
BEJRUT (AA) - Kryeministri i Libanit, Saad Hariri deklaroi se ka tërhequr dorëheqjen e tij, duke thënë se qeveria miratoi një politikë të re konsensusi që duhet të qëndrojë larg konflikteve rajonale, raporton Anadolu Agency (AA).
Hariri pas Këshillit të ministrave të zhvilluar nën drejtimin e Presidentit Mishel Van në rezidencës Baabda në Bejrut mbajti konferencë për media ku njoftoi se është tërhequr nga dorëheqja.
"Qeveria libaneze, e cila ka miratuar një politikë të re konsensusi, do të vazhdojë detyrën e saj, do të mbrojë marrëdhëniet e saj pa ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve arabe, do të qëndrojë larg konflikteve dhe luftërave", tha Hariri.