Bota

Liban, fundoset një varkë me migrantë të padeklaruar

Migrantët që gjendeshin në varkë tentuan që në mënyrë ilegale të kalojnë në Qipro

Mahmut Geldi  | 13.05.2019 - Përdıtësım : 14.05.2019
Liban, fundoset një varkë me migrantë të padeklaruar

Bejrut

Në fundosjen e varkës jo shumë larg brigjeve të Libanit janë zhdukur pesë persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zyrtare libiane e lajmeve NNA lajmëroi se varka u fundos jo shumë larg nga Tripoli, ndërsa migrantët që gjendeshin në të tentuan që në mënyrë ilegale të kalojnë në Qipro.

Varka në të cilën gjendeshin tetë shtetas të Sirisë u fundos, ndërsa nuk kaloi shumë larg brigjeve. Tre persona arritën të shpëtojnë ashtu që notuan deri në breg, ku gjenden nën mbikëqyrjen e pjesëtarëve të Forcave Detare të Libanit.

I paditur është fati i pesë personave tjerë.

Bejruti për një kohë të gjatë ka bërë thirrje që refugjatët sirianë të kthehen vullnetarisht në vendin e tyre, ndërsa ndihmë pret nga bashkësia ndërkombëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın