Muhammed Enes Çallı
11 Prill 2020•Përditësim: 12 Prill 2020
Ish-lojtari dhe menaxheri i Liverpool-it, Kenny Dalglish, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), njoftoi familja e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Sir Kenny u pranua në spital të mërkurën, 8 prill, për trajtimin e infeksionit i cili kërkonte antibiotik intravenoz", tha familja në një deklaratë të publikuar nga klubi në faqen e tij të internetit.
"Në përputhje me procedurat aktuale, ai më pas u testua për COVID-19 pavarësisht se më parë nuk kishte shfaqur simptoma të sëmundjes. Papritur, rezultati i testit doli pozitiv, por ai mbetet asimptomatik", thuhet në deklaratë.
Dalglish, 69 vjeç, u vetëizolua së bashku me familjen e tij para se të pranohej në spital.
"Ai mezi pret që sa më shpejt të kthehet në shtëpi. Ne do të japin azhurnime të mëtejshme, si dhe kur do të jetë e përshtatshme", thuet në deklaratë.