Elena Teslova
04 Mars 2020•Përditësim: 05 Mars 2020
Ministria e Punëve të Jashtme i Rusisë ka njoftuar se kryediplomatët e Rusisë dhe Iranit diskutuan zgjidhjen e çështjes siriane në një bisedë telefonike, transmeton Anadolu Agnecy (AA).
Sergey Lavrov dhe Mohammad Javad Zarif diskutuan zgjidhjen siriane në kontekstin e marrëveshjeve të vendeve garantuese të formatit Astana.
Dy kryediplomatët gjithashtu shkëmbyen mendime në lidhje me zbatimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit.
Lavrov shprehi ngushëllime për viktimat e përhapjesë së koronavirusit të ri (Covid-19) në Iran dhe konfirmoi gatishmërinë e Rusisë për të ndihmuar Teheranin në luftonën kundër sëmundjes.