Hakan Ceyhan Aydoğan
09 Qershor 2017•Përditësim: 09 Qershor 2017
ASTANA (AA) – Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov tha se qeveria e Moskës dhe e Teheranit janë dakord për zgjidhjen e krizës mes Katarit dhe disa shteteve arabe me dialog dhe negociata, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve Tass, Lavrov dhe ministri i Jashtëm i Iranit Javad Zarif sot u takuan në kryeqytetin e Kazakistanit në Astana, në kuadër të Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH).
Lavrov, pas këtij takimi në një deklaratë për media tha se me Zarif kanë biseduar mbi zhvillimet e fundit në Siri dhe krizën në mes të Katarit dhe disa shteteve arabe.
Duke theksuar se Teherani ka qëndrim të njëjtë me Moskën për Katarin, Lavrov tha se “Në deklaratat e dhëna më Moskë u theksua që zgjidhja e krizës duhet të bëhet në tavolinën e negociatave dhe që të gjitha shqetësimet duhet të tejkalohen nëpërmjet dialogut”.