Mehmet Akıl
29 shtator 2022•Përditësim: 30 shtator 2022
Rreth 795.911 banorë me të drejtë vote në Kuvajt nga mëngjesi i sotëm deri në mbrëmje do të kenë mundësi të hedhin votën e tyre në zgjedhjet parlamentare të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas komisionit zgjedhor, gjithsej 305 kandidatë po konkurrojnë për 50 vende në Asamblenë Kombëtare të Kuvajtit, të cilët do të zgjidhen në votimet e ditës së sotme të hapura nga ora 08.00 e mëngjesit deri në ora 20.00 në mbrëmje.
Muajin e kaluar, Princi i Kurorës, Sheikh Meshal al-Ahmad al-Sabah, i cili ka marrë përsipër shumicën e detyrave të emirit në pushtet, shpërndau Asamblenë Kombëtare duke theksuar një përplasje politike midis qeverisë dhe legjislativit.
Asambleja Kombëtare është autoriteti legjislativ i Kuvajtit dhe është i mandatuar të vëzhgojë punën e autoritetit ekzekutiv dhe të nxjerrë ligje, të cilat hyjnë në fuqi pasi të ratifikohen nga sundimtari i vendit.