Mahmoud Barakat
25 Prill 2017•Përditësim: 25 Prill 2017
KUVAJT CITY (AA) – Në paraqitjen e tij të parë publike që prej lirimit nga burgu javën e kaluar, lideri opozitar në Kuvajt, Musallam al-Barrak ka shprehur respektin e tij për kushtetutën dhe populliun e atij vendi si një çelës për pajtim me autoritetin qeveritar, raporton Anadolu Agency (AA).
Ish anëtari i Parlamentit siguroi zyrtarët e Kuvajtit se ai "nuk synon të ndryshojë sistemin qeverisës të vendit".
“Nëse autoritetet bëjnë një hap drejt pajtimit, ne do të ndërmarrim dy hapa", tha Al-Barrak.