Atila Altuntaş
19 shtator 2015•Përditësim: 19 shtator 2015
STOCKHOLM (AA) - Kryeministri i Francës, Manuel Valls kritikoi deklaratën e kryeministrit hungarez Viktor Orban se nuk dëshiron muslimanë në vendin e tij, duke thënë se deklarata të tilla janë të papranueshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Valls po qëndron në një vizitë në Suedi, ku u takua me Kryeministrin e këtij vendi Stefan Lofven në Stokholm. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Valls, tha se deklarata e kryeministri hungarez Orban "nuk dëshiron numër të madh të muslimanëve" nuk janë të përshtatshme.
"Deklarata të tilla janë të papranueshme. Personat me përgjegjësi duhet të flasin në atë mënyrë që i kanë hije vlerave evropiane", tha Valls. I pyetur nëse vendin e tij për shkak të krizës së refugjatëve do të pezullon Shengenin, Valls tha se vendet e BE-së duhet solidarizohen dhe të ndihmohen mes veti për ta mbrojtur Marrëveshjen e Shengenit që ajo të vazhdoj edhe më tej.
Ai shtoi se për të mbrojtur Shengenin, nuk duhet që në mënyrë çnjerëzore të sillemi ndaj refugjatëve të cilët vijnë në territorin e BE-së, dhe bëri thirrje edhe një herë që sjellja ndaj refugjatëve të jetë më humane.
Gjithashtu, sipas agjencisë së lajmeve suedeze TT, ministri suedez për refugjatët Morgan Johansson dënoi trajtimin çnjerëzor dhe ndërhyrjen e ashpër ndaj refugjatëve në kufirin hungarezo-serb.
"Dhuna asnjëherë nuk mund të përfaqësojë BE-në" tha ai.
Rikujtojmë se kryeministri hungarez Viktor Orban më parë kishte deklaruar se vendi i tij nuk dëshiron shum muslimanë. Ai tha se kufiri duhet të mbrohen dhe se Evropa nuk është në gjendje për ti akomoduar të gjithë, sepse, sipas tij, kjo do të thotë fundi i saj.