Kristina Maslareviç
15 shtator 2016•Përditësim: 15 shtator 2016
BEOGRAD (AA) - Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç sot në Paris u takua me kryeministrin e Francës Manuel Valls, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin dypalësh, integrimin evropian, situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, situatën e sigurisë në Evropë dhe luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Valls theksoi domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Francës, sidomos në aspektin e bashkëpunimit ekonomik.
"Franca mbështet Serbinë në rrugën e saj evropiane dhe dëshiron të marrë pjesë në progresin tuaj ekonomik", tha Valls, njofton shërbimi për shtyp i Kryeministrit të Serbisë.