Bota, Koronavirusi

Kryeministri armen testohet pozitiv ndaj COVID-19

Kryeministri Nikol Pashinyan tha se nuk ka ndonjë simptomë të virusit dhe se do të përpiqet të punojë nga zyra e tij sa më shumë që të jetë e mundur

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı  | 01.06.2020 - Përdıtësım : 02.06.2020
Kryeministri armen testohet pozitiv ndaj COVID-19

Ankara

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, njoftoi se ai dhe të gjithë anëtarët e familjes së tij janë testuar pozitivë ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Aandolu Agency (AA). 

Në një video të drejtpërdrejtë në Facebook, Pashinyan tha se ai "me siguri" është infektuar me virusin në një nga takimet e punës në të cilat kishte marrë pjesë. 

Ai tha se nuk ka ndonjë simptomë të virusit dhe se do të përpiqet të punojë nga zyra e tij sa më shumë që të jetë e mundur.

Duke theksuar se Armenia "nuk po ia del mirë" në luftimin e virusit COVID-19, ai u bëri thirrje qytetarëve të mësojnë të jetojnë me të.

Që nga e premtja, gjithsej 460 persona tjerë u konfirmuan se janë kontraktuar me COVID-19 në vend, duke arritur gjithsej në 8.676.

Numri i të shëruarve arriti në 3.297, ndërsa numri i vdekjeve në 120.

Gjithashtu, janë bërë 56.042 testime në vend, pasi 4.214 janë akoma duke u trajtuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın