Faruk Zorlu
28 shkurt 2020•Përditësim: 28 shkurt 2020
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka realizuar një bisedë telefonike me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet diplomatike, të cilët konfirmuan bisedën telefonike midis kryediplomatit turk dhe shefit të NATO-s, nuk zbuluan informacione rreth temës që është diskutuar.
Thirrja telefonike vjen pasi 29 ushtarë turq u martirizuan në një sulm të regjimit sirian në provincën veriperëndimore siriane të Idlibit.