Bota

Kryediplomati rus apelon për dialog në Mesdheun Lindor

"Çdo problem që lind midis vendeve duhet të zgjidhet përmes dialogut, pa marrë parasysh sa e vështirë është situata, përfshirë ai midis Turqisë dhe Greqisë", tha Lavrov

Elena Teslova   | 26.10.2020
Kryediplomati rus apelon për dialog në Mesdheun Lindor Foto: AA/Arhiv

Moskë

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se Greqia dhe Turqia duhet të zgjidhin çdo problem përmes dialogut, pa marrë parasysh sa e vështirë është situata, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në Athinë, pas takimit me homologun e tij grek, Nikos Dendias, Lavrov tha se "çështjet në lidhje me kufijtë detarë duhet të zgjidhen bazuar në Konventën e OKB-së mbi Ligjin e Detit". 

"Çdo problem që lind midis vendeve duhet të zgjidhet përmes dialogut, pa marrë parasysh sa e vështirë është situata, përfshirë ai midis Turqisë dhe Greqisë. Ne do të mbështesim diskutimin e këtyre çështjeve dhe zgjidhjen e tyre përmes dialogut të drejtpërdrejtë", tha Lavrov. 

Më vonë, Lavrov do të takohet me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në rezidencën Maximos në Athinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.