Merve Gül Aydoğan Ağlarcı
07 Dhjetor 2020•Përditësim: 08 Dhjetor 2020
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë, Peter Szijjarto, gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë për vizitë në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, axhenda e kryediplomatit hungarez do të përfshijë "bashkëpunimin në luftën kundër efekteve të pandemisë COVID-19 dhe marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare duke përfshirë marrëdhëniet Turqi-BE".
Më tej, njoftohet se Szijjarto po ashtu do të bashkë-kryesojë Seancën e 7-të të Komisionit të Përbashkët Ekonomik Turko-Hungarez, së bashku me ministrin turk të Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank.