Barış Seçkin
09 Tetor 2015•Përditësim: 10 Tetor 2015
ROMË (AA) - Pas trysnisë disamujore kryebashkiaku i Romës, Ignazio Marino, mbrëmë vonë dha dorëheqje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç shkruajnë mediat italiane, Marino në rrjetet sociale shpalosi një video në të cilën deklaron se jep dorëheqje. Siç pretendohet, Marino ka shpenzuar një shumë të mëdha të parave publike për qëllime private.
"Shumë jam menduar para se të marrë këtë vendim. Sipas ligjeve që më japin të drejtë të tërhiqem në afat prej 20 ditëve, jap dorëheqje", tha Marino në videon e publikuar, por shtoi se do të vazhdojë karrierën politike nëse sërish fiton besimin e opinionit dhe qeverisë.
Para kësaj, gjatë ditës së djeshme pjesëtarë të partisë radikale të djathtë Casapound organizuan demonstrata në të cilat ushtruan trysni mbi kryebashkiakun që sa më shpejtë të japë dorëheqje.
Një anëtarë i partisë opozitare Forza Italia, Renato Brunetta vendimin e Marina-s e priti me fjalët "Roma përfundimisht është e lirë". Marino në pushtet erdhi në vitin 2013.