Bota

Kryeministri italian takohet me homologun grek në Romë

Përpara Samitit të Liderëve të BE-së që do zhvillohet me 23-24 qershor, kryeministri Draghi u takua me homologun grek, Mitsotakis, në ndërtesën kryeministrore Chigi në Romë

Barış Seçkin, Derya Gülnaz Özcan  | 23.06.2022 - Përdıtësım : 23.06.2022
Kryeministri italian takohet me homologun grek në Romë Foto: Presidenca e Italisë

Romë

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, u takua në Romë me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përpara Samitit të Liderëve të BE-së që do zhvillohet me 23-24 qershor, kryeministri Draghi u takua me homologun grek, Mitsotakis, në ndërtesën kryeministrore Chigi në Romë.

Nga liderët nuk u mbajt ndonjë konferencë e përbashkët për shtyp lidhur me takimin, ndërsa edhe kryeministria italiane nuk ka bërë ndonjë deklaratë me shkrim, por ka ndarë vetëm fotografitë dhe videon e pritjes së kryeminstrit Mitsotakis nga Draghi.

Ndërkohë, në një deklaratë me shkrim nga kryeministria greke lidhur me takimin në Romë njoftohet se dy liderët kanë diskutuar problemet që janë shfaqur në Evropë, kryesisht krizën e energjisë dhe ushqimit pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Dy liderët vlerësuan pasojat e luftës në çmimet e energjisë dhe nevojën për pavarësi nga karburantet fosile të Rusisë, thuhet në deklaratë.

"Mitsotakis dhe Draghi, kanë rënë dakord për të sjellë në rendin e ditës edhe një herë nevojën për përcaktimin e një tavani në çmimin e shitjes me shumicë të gazit natyror. Një ndër çështjet që u diskutua në bisedë ishte edhe statusi i Ukrainës për kandidat në BE dhe perspektiva e zgjerimit të BE-së", theksohet në deklaratë.

Ndër të tjera njoftohet se Mitsotakis ka informuar Draghin për zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe tensionin mes Türkiye-s dhe Greqisë si dhe që ka biseduar edhe për çështjen e Libisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın