Bota, Koronavirusi

Kroaci, konfirmohen 85 raste të reja me COVID-19

Që nga 25 shkurti kur është regjistruar rasti i parë i infeksionit në Kroaci, deri më sot janë regjistruar në total 2.624 persona të infektuar me koroanvirus, prej të cilëve 107 kanë vdekur dhe 2.152 janë shëruar

Vesna Besic  | 27.06.2020 - Përdıtësım : 28.06.2020
Kroaci, konfirmohen 85 raste të reja me COVID-19

Zagreb

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë konfirmuar 85 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm është rritur në 2.624, njoftoi zyra e mbrojtjes civile, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Në 24 orët e fundit janë regjistruar 85 raste të reja të infeksionit me SARS-CoV-2 dhe numri i të sëmurëve aktualë në Kroaci sot gjithsej është 368", theksoi zyra e mbrijtjes civile.

Prej tyre, 54 pacientë janë në trajtim në spital, ndërsa asnjë pacient nuk është në respirator.

Që nga 25 shkurti kur është regjistruar rasti i parë i infeksionit në Kroaci, deri më sot janë regjistruar në total 2.624 persona të infektuar me koroanvirus, prej të cilëve 107 kanë vdekur dhe 2.152 janë shëruar.

Aktualisht në vetizolim janë 2.363 persona. Deri më tani gjithsej janë testuar 76.624 veta, prej të cilëvë 1.187 gjatë 24 orëve të fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın