Bota, Koronavirusi

Kroaci, 48 viktima dhe 4.080 raste të reja me COVID-19

Numri i rasteve aktive sot arriti në 22.408, njoftoi Mbrojtja Civile

Stipe Majic  | 27.11.2020 - Përdıtësım : 27.11.2020
Kroaci, 48 viktima dhe 4.080 raste të reja me COVID-19

Zagreb

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci u regjistruan 48 viktima dhe 4.080 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i rasteve aktive sot arriti në 22.408, njoftoi Mbrojtja Civile.

Midis tyre, 2.240 pacientë janë në spital, nga të cilët 266 janë në respiratorë.

"Që nga 25 shkurti i vitit 2020 kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci janë regjistruar 119.706 raste me COVID-19 nga të cilët 1.600 kanë vdekur, 95.698 janë shëruar, nga të cilët 3.349 në 24 orët e fundit", thuhet në deklaratë.

Aktualisht në vetë-izolim janë 51.514 persona.

Deri më tani janë testuar 724.820 persona nga të cilët 11.091 në 24 orët e fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın