Bota, Koronavirusi

Kroaci, 4 të vdekur dhe 234 raste të reja me COVID-19

Shtabi për mbrojtje civile tha se numri aktual i rasteve aktive arrin në 1.325

Senita Sehercehajic  | 01.10.2020 - Përdıtësım : 01.10.2020
Kroaci, 4 të vdekur dhe 234 raste të reja me COVID-19

Sarajevë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 234 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 4 vdekje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtabi për mbrojtje civile tha se numri aktual i rasteve aktive arrin në 1.325.

Në mesin e tyre 297 pacientë janë në spital ndërsa në respiratorë janë 26 pacientë.

Katër pacientë e kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Deri më tani në Kroaci janë regjistruar 16.827 persona të prekur me koronavirus, prej të cilëve 284 kanë vdekur ndërsa 15.218 janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë janë testuar gjithsej 312.406 persona, prej tyre 5.322 në 24 orët e fundit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın