Bota, Ekonomi, Koronavirusi

Kriza nga COVID-19, Boeing inicon pushime vullnetare nga puna

Kompania përpilon plan për të frenuar pasojat financiare nga koronavirusi, punonjësit e privilegjuar për t'u ofruar pagesa, përfitime

Tuba Şahin  | 03.04.2020 - Përdıtësım : 03.04.2020
Kriza nga COVID-19, Boeing inicon pushime vullnetare nga puna

Ankara

Kompania gjigante e hapësirës ajrore Boeing ka inicuar një plan për pushime vullnetare nga puna si përgjigje ndaj kushteve të tregut në luftën me pandeminë botërore të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Dave Calhoun, dje në një deklaratë tha se plani u ofrohet punonjëve të kualifikuar që duan të dalin nga pakoja e pagave dhe përfitimeve të kompanisë.

Calhoun tha se do të nevojitet kohë për industrinë e hapësirës ajrore që të rikuperohet nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi.

"Kur bota të tejkalojë pandeminë, madhësia e tregut komercial dhe llojet e produkteve dhe shërbimeve që klientët tanë do të duan dhe do të kenë nevojë, do të jenë të ndryshme", tha Calhoun.

Drejtori ekzekutiv i Boeing-ut tha se kompania që drejton ai, do të ketë nevojë që të balancojë ofertën dhe kërkesën në përputhje me rrethanat.

"Ne duam ta adresojmë këtë përmes qarkullimit natyror dhe veprimeve vullnetare të punësimit në masën që mund ta bëjmë këtë në mënyrë të përgjegjshme", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.