Ekip
15 Prill 2017•Përditësim: 15 Prill 2017
SEUL (AA) - Festimi i "Ditës së Diellit" në Korenë e Veriut dhe parada ushtarake e cila u mbajt me këtë rast, ka shqetësuar zyrtarët e Koresë së Jugut, të cilët, duke gjykuar sipas pamjeve, konsiderojnë se në paradë është prezantuar raketa balistike interkontinetale (ICBM), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap, zyrtarët e këti vendit janë të shqetësuar. Është supozuar se Koreja e Veriut posedon ICBM, por nuk kishte asnjë konfirmim.
Raketat dhe makineri të tjera ushtarake të Koresë së Veriut janë prezantuar në mesin e shumë radhëve të ushtarëve të cilët marshuan në shesh. Një nga raketat ka tërhequr veçanërisht vëmendjen e analistëve të Koresë së Jugut, të cilët tërë ngjarjen e kanë ndjekur nga televizioni. Sipas mendimit të tyre, raketa e prezantuar, është raketa balistike interkontinentale.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un në fillim të këtij viti paralajmëroi se vendi i tij është duke u zhvilluar ICBM-në, me gamë të gjerë veprimi deri në SHBA.
"Dita e Diellit" në Korenë e Veriut është festa e shënimit të ditëlindjes të ish-liderit Kim Il-sung. Ditëlindja e tij që nga viti 1968 kremtohet si festë e madhe kombëtare. Kim Il-sung vdiq në vitin 1994, kuse tre vjet pas vdekjes së tij, kjo festë mori emrin "Dita e Diellit".