Ayşe Aktaş
15 Shtator 2017•Përditësim: 15 Shtator 2017
ANKARA (AA) – Nga territori i Koresë së Veriut është lançuar një tjetër projektil balistik i cili është nisur nga rrethina e Phenianit në ora 06.57 sipas kohës lokale duke fluturuar mbi territorin e Japonisë për të rënë më pas në Oqeanin Paqësor, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të ushtrisë, projektili kishte arritur një lartësi prej 770 kilometra duke përshkuar një distancë prej 3.700 kilometra.
Ushtria e Koresë së Jugut është kundërpërgjigjur me lançimin e një rakete e cila ka rënë në ujërat territoriale të saj.
Mediat japoneze njoftuan se ekziston mundësia që raketa e lëshuar nga Koreja e Veriut po synonte Japoninë veriperëndimore.
Pas testimit të fundit të raketës bërthamore të Koresë së Veriut është thirrur një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).
Më 29 gusht Koreja e Veriut testoi raketën e llojit Hasong – 12 e cila fluturoi mbi territorin e Japonisë duke përfunduar në oqean.