Bota

Koreja e Veriut dhe Kina diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit dypalësh

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un theksoi se zhvillimi i "miqësisë shekullore" mes Kinës dhe Koresë së Veriut është politikë "e pandryshueshme" e Phenianit

Dilara Karataş  | 15.04.2024 - Përdıtësım : 16.04.2024
Koreja e Veriut dhe Kina diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit dypalësh

Ankara

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un diskutoi me kreun e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor Kombëtar të Kinës, Zhao Leji për rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe thellimin e marrëdhënieve, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), Kim u takua me Zhao në kryeqytetin Phenian. Kim dhe Zhao diskutuan për rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe thellimin e mëtejshëm të "marrëdhënieve miqësore".

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un theksoi se zhvillimi i "miqësisë shekullore" mes Kinës dhe Koresë së Veriut është politikë "e pandryshueshme" e Phenianit.

Kreu i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor Kombëtar të Kinës, Zhao Leji dje u takua me kreun e Komitetit të Përhershëm të Kongresit të Lartë Popullor të Koresë së Veriut, Choe Ryong-hae. Theksohet se ky ishte takimi i nivelit më të lartë mes dy vendeve në 5 vitet e fundit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın