Bota

Kore e Jugut, kryebashkiaku i zhdukur i Seulit gjendet i vdekur

Sot gjatë ditës, policia nisi një kërkim për të gjetur atë menjëherë pasi familja e tij njoftoi se ai ishte zhdukur

Riyaz Khaliq  | 09.07.2020 - Përdıtësım : 10.07.2020
Kore e Jugut, kryebashkiaku i zhdukur i Seulit gjendet i vdekur

Ankara

Kryetari i Bashkisë së Seulit, i cili më herët gjatë ditës u shpall i zhdukur, është gjetur i vdekur në veri të kryeqytetit të Koresë së Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Kryetari i Bashkisë së Seulit, Park Won-soon, u gjet i vdekur në Seulin verior, njoftoi policia pasi ai u raportua i zhdukur nga familja e tij", shkroi agjencia e lajmeve Yonhap.

Sot gjatë ditës, media lokale raportoi se kryebashkiaku është shpallur i zhdukur.

Policia nisi një kërkim për të gjetur atë menjëherë pasi familja e tij njoftoi se ai ishte zhdukur.

"Ai u largua nga shtëpia katër deri në pesë orë më parë, pasi la disa fjalë në cilësi testamenti, the telefoni i tij aktualisht është i fikur", thuhej në raportin e vajzës së tij të paraqitur në polici rreth orës 15:17 sipas kohës lokale (08:17 sipas kohës së Evropës Qendrore).

Zyrtarët në qeverinë lokale të kryesuar nga Park thanë se kryetari i bashkisë "nuk u paraqit për punë gjatë ditës për shkak të çështjeve shëndetësore".

Një ish-zyrtar nga zyra e Park raportohet se ka ngritur një kallëzim penal kundër tij.

Ndërkaq, disa raportime e kanë lidhur rastin me një sulm të supozuar seksual.

Agjenda ditore e bashkisë u anulua, duke përfshirë një takim të caktuar në zyrën e Park, për shkak të "rrethanave të pashmangshme", thanë zyrtarët.

Policia ende nuk ka shpalosur detaje në publik lidhur me rastin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.