Lokman İlhan
10 qershor 2019•Përditësim: 11 qershor 2019
Të paktën dy ushtarë kanë humbur jetën në sulmin e militantëve të ish-Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), të cilët nuk kanë lënë armë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat vendase, militantët që kundërshtojnë marrëveshjen paqësore të ish-FARC, kanë sulmuar konvojin ushtarak që patrullonte në pjesën rurale të qyteti Arauca në kufirin me Venezuelën.
Në përleshje kanë vdekur 2 ushtarë, ndërsa janë plagosur 10 prej të cilëve 3 në gjendje të rëndë.
Ish-presidenti Juan Manuel Santos dhe Lideri i ish-FARC dhe partisë së re politike Forca e Përbashkët Revolucionare Alternative (FARC), Rodrigo Londono në vitin 2016 në qytetin Cartagena kishin nënshkruar marrëveshjen paqësore e cila kishte përfunduar përleshjet që vazhdonin më shumë se gjysmë shekulli
Ndryshe, militantët e ish FARC-ut të cilët nuk pranojnë marrëveshjen e paqes mes qeverisë dhe organizatës shpesh ndërmarrin sulme. Numri i tyre vlerësohet të jetë mbi 2.500.