Mustafa Deveci
13 Qershor 2019•Përditësim: 14 Qershor 2019
Kolonët hebrenjë në një fshat palestinez të Bregut Perëndimor të pushtuar në xhamitë dhe muret e disa shtëpive kanë shkruar mesazhe raciste dhe kanë shkaktuar dëme në dy automjete, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet lokale thonë se një grup kolonësh hebrenjë në orët e mbrëmjes në vendin Eynabus, Nablus, kanë dëmtuar dy automjete pronarë të të cilave janë palestinezë. Përveç kësaj, në muret e xhamive dhe disa shtëpive janë shkruar mesazhe raciste në gjuhën hebreje.
Sulmuesit, për të cilët supozohet se kanë ardhur nga vendbaimi ilegal hebrej ”Yitzar“ i vendosur jo shumë larg Eynabusa, u arratisën pas sulmit.
Në Bregun Perëndimor që Izraeli e pushtoi në vitin 1967, ndodhen rreth 250 vendbanime ilegale hebreje në të cilat jetojnë mbi 400 mijë kolonë hebrenjë.