Bota

Kobe Bryant humb jetën në një aksident me helikopter

Basketbollisti i njohur amerikan, Kobe Bryant ka humbur jetën në një aksident me helikopter në Kaliforni të SHBA-ve

Betül Yürük  | 26.01.2020 - Përdıtësım : 28.01.2020
Kobe Bryant humb jetën në një aksident me helikopter

New York

Basketbollisti i njohur amerikan, Kobe Bryant, ka humbur jetën në një aksident me helikopter në Kaliforni të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump ngushëllon familjen e Kobe Bryant

Në një deklaratë nga llogaria në Twitter e Los Angeles County Sheriff, konfirmohet se 41 vjeçari Bryant, një prej lojtarëve legjendë të ligës së basketbollit amerikan (NBA), ka humbur jetën në një aksident me helikopter në qytetin Calabasas.

Në aksidentin me helikopter të ndodhur në Calabasas rreth orës 10:00 me orën lokale konfirmohet se një nga pesë personat që kanë humbur jetën në rrëzimin e helikopterit është Bryant, ndërkohë që nuk janë deklaruar emrat e personave të vdekur në aksident.

Sipas lajmeve në median amerikane pretendohet se 4 personat e tjerë që kanë humbur jetën në aksident janë vajzat e Bryant.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın