Gözde Bayar
06 Nëntor 2020•Përditësim: 06 Nëntor 2020
Forcat e koalicionit arab të udhëhequr nga Arabia Saudite sot theksuan se kanë shkatërruar 2 dronë të ngarkuar me eksploziv të dërguar nga rebelët Huthi në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat e koalicionit në një deklaratë theksuan se rrëzuan 2 mjete ajrore pa pilot (UAV) mbi territorin saudit.
Huthit nuk janë prononcuar për incidentin. Huthit rregullisht lëshojnë raketa balistike dhe dronë drejt zonave saudite si përgjigje të sulmeve ajrore të koalicionit në zonat e kontrolluara nga rebelët.
Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.