Nazir Aliyev Tayfur
03 prill 2020•Përditësim: 03 prill 2020
Në Kirgistan është regjistruar rasti i parë i vdekjes i shkaktuar nga lloji i ri i koronavirusit (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Nga shtabi për luftë kundër epidemisë u kumtua se bëhet fjalë për një person gjashtëdhjetë vjeçar që ka udhëtuar nga jashtë.
Theksohet se i vdekuri ka pasur sëmundje kronike.
Më tej thuhet se janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur 130.
Në Kirgistan deri më tani janë kuruar 5 të sëmurë, ndërsa nën mbikëqyrjen shëndetësore gjenden më shumë se 1.700 persona.
Nga Uzbekistani në Kirgistanin fqinjë është dërguar ndihmë në formë të pajisjeve mjekësore, ndërsa nga Kina është dorëzuar 21.000 komplete për teste të shpejta të koronavirusit.