Zehra Ulucak
13 Prill 2020•Përditësim: 13 Prill 2020
Në territorin e Kinës ku është shfaqur pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit janë shënuar dy vdekje dhe 108 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit (NHC) të Kinës, thuhet se në vend u përcaktuan 108 raste të reja me COVID-19 prej të cilave 98 me burim brenda territorit të vendit dhe 10 me burim nga jashtë vendit.
Më tej në deklaratë thuhet se për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën 2 persona në rajonin Hubei ndërsa 88 persona janë liruar nga spitali.
Në deklaratë gjithashtu vihet në dukje se 1.092 persona që kanë pasur kontakte të afërta me të sëmurët e infektuar dhe që janë mbajtur nën vëzhgim, janë jashtë mbikëqyrjes mjekësore.
Bashkë me këtë që nga fillimi i pandemisë në Kinë e deri më tani ka arritur në 82.160 numri i rasteve ndërsa në 3.341 numri i të vdekurve ndërkohë janë shëruar 77.663 persona.