Bota

Kinë, rritet në 58 numri i të vdekurve nga përmbytjet

Më shumë se 9 milionë njerëz në provincën janë prekur nga reshjet intensive të shiut, ndërsa gati 1 milion njerëz janë zhvendosur në zona të sigurta

Şeyma Uzundere  | 25.07.2021 - Përdıtësım : 26.07.2021
Kinë, rritet në 58 numri i të vdekurve nga përmbytjet

Ankara

Numri i të vdekurve për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në qytetin Zhingzhou të provincës kineze Henan është rritur në 58, njoftoi media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, më shumë se 9 milionë njerëz në provincë janë prekur nga reshjet intensive të shiut, ndërsa gati 1 milion njerëz janë zhvendosur në zona të sigurta.

Përmbytjet kanë shkatërruar mbi 3.800 shtëpi.

Gropat e krijuara nga përmbytja janë mbuluar me thasë rëre nga ekipet e urgjencës dhe ushtarët ndërkohë që ndihma ushqimore është duke vazhduar në zonat e prekura.

Shiu i rrëmbyeshëm në Henan filloi më 17 korrik me intervale të caktuara, duke shkaktuar përfundimisht përmbytje më 20 korrik.

Përmbytjet kapluan rrjetin e metrosë në Zhingzhou, duke bllokuar një numër të madh njerëzish.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın