Riyaz Ul Khaliq
25 Maj 2021•Përditësim: 25 Maj 2021
Të paktën 7 persona e kanë humbur jetën ndërsa një tjetër është shtrirë në spital për shkak të dyshimit nga helmimi me gaz në Kinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Incidenti ndodhi në një fabrikë për përpunimin e ushqimit në qytetin Yibin të hënën pasdite sipas kohës lokale.
"Manifestimet klinike të të vdekurve zbulojnë se ata mund të kenë vdekur nga helmimi me hidrogjen sulfur", njoftoi e përditshmja kineze "Global Times" duke cituar një mjek që trajtoi pacientët.
Policia ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
"Fabrika e ushqimit aktualisht është e mbyllur. Policia, personeli mjekësor dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende për sa kohë do të qëndrojë e mbyllur", tha një nga punëtorët.