İdris Sülün
25 Maj 2021•Përditësim: 25 Maj 2021
Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press (AP) njoftoi se do të rishikojë politikat e saj të rrjeteve sociale pas reagimeve lidhur me shkarkimin e gazetares nga puna për shkak se shprehu pikëpamjet e saj pro-palestineze javën e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të AP-së, mbi 100 punonjës të AP-së kanë shkruar një letër ku kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth trajtimit të ish-koleges së tyre, Emily Wilder.
Në letër, nga agjencia u kërkua që të qartësohen temat që mund të shprehen në rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook, si dhe është shprehur bindja se kompania do të mbrojë personelin e saj nga presioni.
Në njoftimin e bërë nga institucioni për personelin thuhet se nga një komitet i përbërë nga vullnetarë është kërkuar që deri në shtator të jap sugjerime në lidhje me ndryshimet në parimet e rrjeteve sociale.
Më tej theksohet se do të rishikohen parimet e rrjeteve sociale të institucionit duke marrë parasysh sugjerimet për ndryshim.
AP shkarkoi nga puna gazetaren Emily Wilder, e cila kishte kritikuar zbatimet e Izraelit ndaj palestinezëve në Sheikh Jarrah dhe mënyrën se si mediat e trajtojnë këtë proces.
Duke folur për gazetën "Washington Post" në lidhje me sfondin e ngjarjes, Wilder ka thënë se kontrata e saj ishte ndërprerë me arsyetimin se ka shkelur parimet e përdorimit të rrjeteve sociale të AP-së, por se nuk i ishte bërë e ditur se cilat parime i ka shkelur.
Wilder tha se disa qarqe konservatore republikane në Stanford kanë bërë presion mbi AP-në duke aktualizuar postimet e saj të vjetra në rrjetet sociale, me çka kjo fushatë u rrit dhe AP nuk mundi t'u rezistonte presioneve.