Riyaz Khaliq Khaliq
19 gusht 2021•Përditësim: 19 gusht 2021
Ushtria kineze filloi manovrat ushtarake tre-ditore në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore të mërkurën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Administrata e Sigurisë Detare në provincën jugore të Kinës, Hainan tha se hyrja e anijeve civile brenda zonës detare ku Ushtria Çlirimtare Popullore po mban manovrat ushtarake është e ndaluar deri në përfundimin e tyre.
Një studim i kohëve të fundit zbuloi se SHBA-ja vëzhgoi Detin e Kinës Jugore "pothuajse çdo ditë" në gjysmën e parë të këtij viti.
Në fillim të këtij muaji, Kina kishte potencuar një shkaktar "të huaj" si arsye të problemeve në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore.
"Falë përpjekjeve të përbashkëta të Kinës dhe ASEAN, situata në Detin e Kinës Jugore ka mbetur përgjithësisht e qëndrueshme me lirinë e lundrimit dhe fluturimet e mbrojtura me ligj", tha Ministria e Jashtme e Kinës, duke iu referuar Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore.
"Por, disa vende jashtë rajonit po përpiqen të shkaktojnë kaos duke ndërhyrë në mosmarrëveshjet detare dhe duke mbjellë përçarje midis vendeve të rajonit", tha Ministria e Jashtme kineze.
Më tej shtoi se Deti i Kinës Jugore "nuk është dhe nuk duhet të bëhet një fushëbetejë për fuqitë e mëdha".
Pekini dhe disa vende të tjera rajonale kanë pretendime ndaj Detit të Kinës Jugore ndërsa operacionet e vazhdueshme detare amerikane në ngushticën e Tajvanit, pjesë e detit të diskutueshëm kanë zemëruar Kinën.
Pohimet e Kinës bazohen në "linjën e saj me nëntë vija", vija vjollce në hartat zyrtare kineze që tregojnë pretendimet historike të Pekinit në det.
Ndërkohë, Kina sot herët lançoi dy satelitë Tianhui-2 Group 02 në orbitën me anë të raketës Long March-4B nga Qendra e Lançimit të Satelitëve Taiyuan.