Fuat Kabakçı
03 nëntor 2016•Përditësim: 04 nëntor 2016
PEKIN (AA) - Kina lëshon raketën transportuese të gjeneratës së re të emërtuar "Marshimi i Gjatë -5" (Long March), raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve Xinhua ka njoftuar se nga qendra hapësinore e lëshimit Vınçang në rajonin Haynan të vendit është lëshuar raketa e emërtuar "Marshimi i Gjatë -5" e cila ka kapacitetin më të madh të mbartjes së ngarkesës deri më sot.
Raketa e lëshuar në orën 20.43 me orën lokale ka një diametër 5 metra dhe është afërsisht dy herë më e madhe se raketat e tjera të lëshuara më parë.