Tevfik Durul
30 Maj 2017•Përditësim: 30 Maj 2017
PEKIN (AA) – Qytetarët e Kinës kremtojnë festën "Duanvu" (Varkën e Dragoit), e cila llogaritet si një prej festave më të rëndësishme tradicionale të këtij shteti, raporton Anadolu Agency (AA).
Posaçërisht në pjesën jugore të Kinës për shkak të Festës "Duanvu" ku garojnë varkat në formë të dragoit është shpallur ditë pushimi.
Duanvu llogaritet si festa më e rëndësishme pas Vitit të ri kinez i cili njihet edhe si Festa e Pranverës si dhe pas Çongçiu-t (Festa e ëmbëlsirave të hënës).
Kinezët në këtë festë hanë ushqimin tradicional “Zongzi” i cili përgatitet duke e mbështjellë orizin me gjethe të kallamës.
Edhe pse kremtohet si festë, "Duanvu" bazohet në historinë e hidhur të një poeti i cili gjatë viteve 475-221 para erës së re, në periudhën e luftërave mes shteteve është detyruar të zhvendoset.
Sipas kësaj historie, poeti Qu Yuan për shkak të vuajtjes kishte lidhur gurë në qafë dhe ishte hedhur në lumin Mi Luo. Banorët kishin kërcyer në lum për ta kërkuar poetin, por përpjekjet e tyre nuk kanë dhënë rezultate.
Që nga ajo ditë e deri më tani në Festën "Duanvu" me varkat në formë të dragoit bëhet garë në lumenj.