Ekip
13 dhjetor 2018•Përditësim: 13 dhjetor 2018
PEKIN (AA) - Kina konfirmoi se ka arrestuar dy shtetas kanadezë, duke sqaruar se janë kapur nën dyshimet për rrezikim të sigurisë kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lu Kang, deklaroi sot se biznesmenët Michel Spavor dhe ish-diplomati kanadez Michael Kovrig ndodhen në paraburgim nga e hëna.
Lu theksoi se Kanada ishte njoftuar për arrestimet, por refuzoi të përgjigjet nëse të arrestuarit kanë marrë avokatë dhe shtoi se rastet udhëhiqen ndaras.
Konsiderohet se me këto dy raste Kina rrit presionin ndaj Kanadasë e cila mban shefen financiare të gjigantit të telekomunikacionit kinez Huawei, e cila kërkohet nga SHBA-ja. Kina kërkoi lirimin e menjëhershëm të Meng Wanzhou.
I pyetur nëse arrestimi i shtetasve kanadezë lidhet me arrestimin e Wanzhou, Lu tha se ndaj shtetasve kanadezë veprohet sipas ligjeve kineze.