Bota

Organizata terroriste YPG/PKK kërkon mbështetje nga Asadi kundër Turqisë

Në deklaratën e publikuar në faqet e internetit të afërta me organizatën YPG/PKK, i bëhet thirrje regjimit të Sirisë që të tregojë qëndrimin e tij kundër zhvillimit të operacionit në rajon nga Turqia

Mohamad Misto, Burak Karacaoğlu, Eşref Musa  | 13.12.2018 - Përdıtësım : 13.12.2018
Organizata terroriste YPG/PKK kërkon mbështetje nga Asadi kundër Turqisë

Idlib

IDLIB (AA) - Organizata terroriste YPG/PKK që ka pushtuar verilindjen e Sirisë, pas mesazhit që dha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për zhvillimin e një operacioni në lindje të Eufratit, ka kërkuar ndihmë nga regjimi i Bashar al Asadit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar në faqet e internetit të afërta me organizatën YPG/PKK, i bëhet thirrje regjimit të Sirisë që të tregojë qëndrimin e tij kundër zhvillimit të operacionit në rajon nga Turqia.

Po ashtu bëhet e ditur se organizata terroriste YPG/PKK, ka bashkëpunuar me regjimin e Asadit edhe kundër operacionit “Dega e Ullirit”, të ndërmarrë më parë në Afrin nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS).

Pasi TSK dhe ULS iu afruan qendrës së Afrinit, organizata kishte kërkuar mbështetjen e regjimit të Asadit.

Pavarësisht se regjimi i Asadit nuk dërgoi ushtarë në rajon pas thirrjes së bërë nga organizata, në muajin shkurt regjimi tentoi të dërgojë njësitë e tij nën emërimin "forcat popullore".

Forcat e Asadit të cilët u nisën nga Halepi dhe tentuan të përparonin drejt Afrinit u tërhoqën rreth 10 km para mbërritjes në qytet si rezultat i goditjeve artilerike që kryen forcat e TSK.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.