Gamze Türkoğlu Oğuz
11 Shtator 2020•Përditësim: 13 Shtator 2020
Një termet me magnitudë 6,3 ballë ka goditur Kilin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra e Vrojtimeve Gjeologjike e SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit që ndodhi në një thellësi prej 51 kilometrash ishte 83 kilometra në verilindje të qytetit Tocopilla.
Mediat lokale publikuan pamje nga tërmeti që shkaktoi ndërprerje të energjisë dhe rrëshqitje të tokës.
Pas tërmetit, i cili u ndie madje 250 kilometra nga epiqendra, ndodhën dy tronditje më të vogla, njëri me intensitet 4,3 dhe tjetri 4,6 ballë.
Ende nuk dihet nëse tërmeti ka shkaktuar viktima ose dëme materiale, ndërsa autoritetet nuk kanë lëshuar alarm për cunami.