Ekip
28 Qershor 2016•Përditësim: 29 Qershor 2016
LONDËR (AA) – Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan deklaroi se kryeqendrës britanike i nevojitet autonomi më e madhe, në kohën e pasigurisë ekonomike pas vendimit të britanikëve në referendum që të braktisin Bashkimin Evropian, transmeton Anadolu Agency (AA).
Khan theksoi se do të kërkojë që të mbrohet ekonomia e Londrës nga pasiguria ekonomike që i pret në të ardhmen.
“Nevojitet më shumë autonomi me qëllim të mbrojtjes së ekonomisë së Londrës për shkak të pasigurisë që vjen. Më shumë autonomi për të mbrojtur bizneset e mbarë botës që ushtrojnë punën këtu dhe më shumë autonomi për të ruajtur punët, pasurinë dhe prosperitetin tonë”, deklaroi Khan.