Bota

Khamenei: Evropa përpiqet të mashtrojë Iranin

"Armiqësia e SHBA-së është haptas. Duhet pasur kujdes ndaj evropianëve. Sepse edhe ata bëjnë hile. Zyrtarët të kenë kujdes dhe të mos mashtrohen", është shprehur Khamenei

Mustafa Melih Ahıshalı  | 18.02.2019 - Përdıtësım : 19.02.2019
Khamenei: Evropa përpiqet të mashtrojë Iranin

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka akuzuar shtetet evropiane se po përpiqen të mashtrojnë vendin e tij në lidhje me marrëveshjen bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes zyrtare të liderit iranian, Khamenei në një fjalim në Teheran ka paralajmëruar liderët e vendit të njohin armiqtë dhe të mos mashtrohen.

"Armiqësia e SHBA-së është haptas. Duhet pasur kujdes ndaj evropianëve. Sepse edhe ata bëjnë hile. Zyrtarët të kenë kujdes dhe të mos mashtrohen", është shprehur Khamenei.

Ai ka theksuar se SHBA ka rezultuar e pasuksesshme në konferencën mbi Lindjen e Mesme që u mbajt javën e kaluar në kryeqytetin polak Varshavë.

"Liderët më pak të zgjuar të SHBA-së u takuan me disa vende të dobëta, me të cilat bashkëpunuan për të marrë vendime kundër Iranit. Ky takim nuk arriti asnjë rezultat", ka thënë lideri suprem i Iranit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın