Bota

Kenia, rrëmbehet vullnetarja italiane

“Banda rrëmbeu një zonjë italiane 23-vjeçare, e cila është vullnetare e Milele Onlus Afrika, një organizatë joqeveritare që vepron në zonë”, bëri të ditur policia

Ekip  | 21.11.2018 - Përdıtësım : 21.11.2018
Kenia, rrëmbehet vullnetarja italiane

Nairobi

NAIROBI (AA) - Banditë të armatosur kanë rrëmbyer një punonjëse të ndihmës dhe plagosën pesë persona gjatë sulmit të tyre në qytetin bregdetar në Kenian juglindore, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Një bandë e armatosur me pushkë AK 47, sulmuan qendrën tregtare në Chakama, që ndodhet në Makongeni, rreth 80 kilometra në perëndim të qytetit Malindi”, tha policia në një njoftim.

“Banda pastaj rrëmbeu një zonjë italiane 23-vjeçare, e cila është vullnetare e Milele Onlus Afrika, një organizatë joqeveritare që vepron në zonë”, bëri të ditur policia.

Milele Onlus Afrika është një shtëpi bamirëse për fëmijët.

Më tej, policia keniane theksoi se të gjithë të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa policia është duke gjurmuar sulmuesit.

Ndër viktimat kishte dy fëmijë të moshës 10 dhe 12 vjeç, të cilët u qëlluan në kofshën e majtë dhe të djathtë.

Arsyeja për sulmin dhe identiteti i sulmuesve ende mbetet i panjohur.

Megjithatë, vendasit pohojnë se sulmuesit ishin militantë al-Shabaab me bazë në Somali, të cilët zakonisht kalojnë kufirin Kenia-Somali.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.