Bota

Kazakistani reagon ndaj SHBA-ve për "procesin e Astanas"

"Ne mendojmë se procesi i Astanas ka përmbushur plotësisht misionin e tij", tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Aybek Smadiyarov

Aliia Raimbekova  | 04.12.2018 - Përdıtësım : 04.12.2018
Kazakistani reagon ndaj SHBA-ve për "procesin e Astanas" ( Aliia Raimbekova - Anadolu Agency )

Astana

ASTANA (AA) - Zëdhënësi për media i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Aybek Smadiyarov, ka reaguar ndaj deklaratës së SHBA-ve se "procesi i Astana ka dështuar", raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media, Smadiyarov, i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me kritikat e SHBA-ve rreth Astana-s, me ç'rast ka thënë: "Ne mendojmë se procesi i Astanas ka përmbushur plotësisht misionin e tij".

"Marrëveshjet e Astanas kanë ofruar kontribut në stabilizimin e situatës në rajonet për uljen e tensioneve në Siri dhe poashtu në kuadër të kësaj janë kryer punime për normalizimin e jetës në Idlib", deklaroi Smadiyarov duke vënë theksin se "për këtë vendet garantuese janë në një bashkëpunim të ngushtë".

Ai vuri në dukje se procesi i Astanas ka siguruar forcimin e masave për rritjen e besimit mes palëve. Smadiyarov rikujtoi se në takimin e fundit të zhvillur më 28-29 nëntor janë zhvilluar bisedime frytdhënëse për lirimin e të arrestuarve.

James Jeffrey, përfaqësuesi special i SHBA-ve për Sirinë, në lidhje me zgjidhjen e krizës në Siri ka thënë se ishte e pakuptimtë vazhdimi i negociatave të Soçit dhe Astanas.

Gjithashtu edhe zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert në një deklaratë më 29 nëntor tha se bisedimet e Astana kanë dështuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın