Bota

Katër anije kineze hyjnë në ujërat territoriale të Japonisë

Zyrtarët e Rojës bregdetare të Japonisë njoftuan se anijet iu afruan ishujve Minamikojima dhe Uotsuri Jima dhe qëndruan në zonën e diskutueshme për rreth dy orë

Ahmet Furkan Mercan  | 21.10.2021 - Përdıtësım : 21.10.2021
Katër anije kineze hyjnë në ujërat territoriale të Japonisë

Tokio

Katër anije të qeverisë kineze të mërkurën hynë në ujërat territoriale të Japonisë jashtë Ishujve Senkaku në Detin e Kinës Lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e Rojës bregdetare të Japonisë theksuan se anijet iu afruan ishujve Minamikojima dhe Uotsuri Jima dhe qëndruan në zonën e diskutueshme për rreth dy orë, duke shtuar se zyrtarët japonezë paralajmëruan anijet të largoheshin.

Sipas transmetuesit publik japonez NHK, kjo shënon herën e 30-të në vitin 2021 që anijet zyrtare kineze kanë hyrë në ujërat territoriale të Japonisë jashtë Ishujve Senkaku, duke shtuar se hera e fundit ishte më 19 shtator.

Ishujt Senkaku kontrollohen nga Japonia, por edhe Kina i pretendon ato. Qeveria japoneze pohon se ishujt janë pjesë e qenësishme e territorit të Japonisë për sa i përket historisë dhe ligjit ndërkombëtar. Japonia tha se si e tillë, nuk ka asnjë çështje sovraniteti që duhet të zgjidhet mbi to.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın