Mahmoud Barakat
06 Dhjetor 2018•Përditësim: 06 Dhjetor 2018
DOHA (AA) - Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, është takuar në kryeqytetin Kuala Lumpur me kryeministrin malajzian, Mahathir Mohamad, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve QNA, bisedimet midis dy udhëheqësve trajtuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, duke përfshirë krizën e Gjirit dhe konfliktet në Siri dhe Jemen.
Kryeministri malajzian theksoi nevojën për të ndejkur dialogun dhe mjetet diplomatike për të zgjidhur krizën e Gjirit.
Në qershor të vitit të kaluar, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini kolektivisht ndërprenë lidhjet me Dohën dhe imponuan një embargo tokësore, detare dhe ajrore ndaj Katarit.
Këto vende arabe akuzojnë Dohën për mbështetjen e grupeve terroriste në rajon, akuza të cilat Katari i mohon fuqishëm.
Tamim mbërriti në Malajzi të mërkurën për një vizitë zyrtare, gjatë së cilës të premten ai do të nderojë fituesit e çmimit të tretë ndërkombëtar kundër korrupsionit Sheikh Tamimi.