Ekip
22 Shkurt 2016•Përditësim: 23 Shkurt 2016
MADRID (AA) - Në rrugët e Barcelonës sot ka ardhur deri tek kaosi në trafik për shkak të grevës së punonjësve në hekurudhat nëntokësore të cilët nga autoritetet kërkojnë rritjen e pagave, raporton Anadolu Agency (AA).
Megjithë thirrjet e kryetarit të qytetit Ade Colau që të mos hynë në grevë, punëtorët hynë në grevë e cila do të zgjasë deri të enjten.
Punëtorët e metros në takimin e javës së kaluar njëzëri hodhën poshtë propozimin e Barcelona Metropolitan Transport (TMB) në lidhje me një marrëveshje të re kolektive. Shumica e metrove në tabela u bënë thirrje qytetarëve të përdorin transportin alternativ.
Dita e parë e grevës përkon me fillimin e 2016 Mobile World Congress (MWC) në Barcelonë, e cila paraqet ngjarjen më të madhe në botë në industrinë e telefonisë mobile dhe të teknologjisë. Autobusët përplotë me udhëtarë nuk ndalet në pozicione për shkak të stërngarkesës derisa taksi të lirë është "e pamundur" për të gjetur.