Seyit Aydoğan
21 Qershor 2018•Përditësim: 21 Qershor 2018
OTTAWA (AA) – Vitin e kaluar nga mbidoza e opioidit në Kanada kanë vdekur mbi 4.000 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoresha e Agjencisë së Shëndetit Publik në Kanada, Dr. Theresa Tam deklaroi se në vitin 2016 numri i të vdekurve nga mbidoza e opioidit në Kanada ka qenë rreth 3.000 mijë, por që ky numër në vitin 2017 është rritur në mbi 4.000.
Ajo tha se 72 për qind e vdekjeve që burojnë nga opioidi janë shkaktuar nga ilaçet e grupit fentanil. Tam thotë se Ministria e Shëndetësisë po planifikon që të vendosë kufizime serioze për dhënien e opioidëve nga mjekët, të cilat shiten me recetë.
Çka është opioidi dhe fentanili?
Opioidët janë një grup ilaçesh që mund të përdoren si qetësues por edhe si drogë.
Ndërsa fentanili, i cili është zbuluar në fillim të viteve 1950 në Belgjikë, si rezultat i hulumtimeve mjekësore, njihet si një drogë 80 fish më e fortë se morfini. Fentanili në fillim të viteve 1990 ka filluar të përdorej në mjekësi për trajtim, meqë është një qetësues efektiv dhe përdoret edhe për anestezion.